Italia nuk gjen qetësi, veriu përmbytet nga shiu, jugu vijon të digjet

Italia nuk gjen qetësi, veriu përmbytet nga shiu, jugu vijon të digjet

Italia duket se nuk po gjen qetësi për shkak të motit të keq. Këtë të hënë alarmi i kuq ka rënë në Lombardi, ndërsa ai portokalli është dëgjuar në 6 rajone të tjera. Mbrëmjen e djeshme një stuhi e fortë goditi Ligurinë.

Në Genova ranë 155 milimetra ujë. Përmbytje pati në të gjithë qytetinnga stacioni Principe në zonat qendrore.

Shiu i dendur që ra në Milano shkaktoi disa përmbytje, por nuk raportohet për dëme. Autoritetet po monitorojnë lumenjtë Seveso dhe Lambro, të cilët arritën pragun e parë të kritikës. Rrëshqitjet e dheut në Saint-Andrè en Savoie ndërprenë edhe linjat hekurudhore me Francën.
Alarmi portokalli është në Friuli Venezia Giulia, Liguria, Bolzano, Toskana dhe Veneto. Paralajmërimi është i verdhë në Abruzzo, Campania, pjesë e Emilia-Romagna, Toscana, Veneto dhe Piemonte, në Lazio, pjesë e Molise, Provinca e Trentos, por edhe në Sardenja, në Umbria dhe në Valle d’ Aosta.

E ndërsa veriu po mbytet nga shiu, jugu po digjet. Aeroporti i Trapanit u mbyll për katër orë dje për shkak të zjarreve. Në Scopello, sërish për shkak të zjarreve, janë evakuuar 400 turistë.

MARKETING