Itali, një burrë ia pret kokën vëllait dhe ia hedh në rrugë

Itali, një burrë ia pret kokën vëllait dhe ia hedh në rrugë

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Pannarano, provincë e Beneventos në Itali, ku një 59-vjeçar ia ka prerë kokën vëllait 70-vjeçar dhe ia ka hedhur në rrugë nga ballkoni, raporton “Corriere della Sera”.

Sipas Policisë, dy vëllezërit kishin debat të ashpër. Më pas, 59-vjeçari e ka marrë një thikë kuzhine dhe teksa viktima ishte duke fjetur, e ka therur disa herë. Në sy të disa fqinjëve, ia preu kokën dhe ia hodhi në rrugë.

Vetë autori i ka thënë njërit prej fqinjëve që ta lajmëronte Policinë dhe është dorëzuar pa rezistencë.

Dy vëllezërit jetonin bashkë prej disa vitesh.
Fqinjët kanë thënë se ata kanë pasur debate të ashpra vazhdimisht.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë arsyen e vrasjes makabre.

Autori është dërguar në burg dhe po hetohet për “vrasje të rëndë”.

MARKETING