Itali: Konfiskohen 417 kilogramë kokainë

Itali: Konfiskohen 417 kilogramë kokainë

417 kilogramë kokainë janë konfiskuar në portin e Gioia Tauros në Itali.
Operacioni u realizua nga forcat e Guardia di Finanza të Komandës Provinciale të Reggio Calabrias.

Gjatë një operacioni monitorimi dhe kontrolli në zonën portit në fjalë, vunë re gjatë natës një vendosje të pazakontë të disa kontejnerëve, të cilët ndodheshin në një zonë të errët pranë një vinçi që nuk ishte në funksion.

Ushtarakët e Grupit të Gioia Tauros vendosën të hapin të gjithë kontejnerët e stivuar në atë zonë të dyshimtë.

Një prej tyre ishte dukshëm i dëmtuar dhe, pas kontrollit, brenda tij u gjetën 16 çanta që përmbanin 385 pako kokaine, raportojnë mediat italiane transmeton Klankosova.tv.
Lënda narkotike u sekuestrua si provë në kuadër të hetimeve.

Humbja ekonomike e shkaktuar ndaj organizatave kriminale përllogaritet të jetë rreth 67 milionë euro.

MARKETING