Istanbul, kapen 6 të dyshuar në operacionin kundër DEASH-it dhe Al-Kaedës
Gjashtë të dyshuar janë arrestuar në operacionin kundër organizatave terroriste DEASH dhe Al-Kaeda në Istanbul, transmeton Anadolu.
Ekipet e Drejtorisë së Antiterrorizmit në Istanbul ndërmorën masa për kapjen e të dyshuarve, të cilët thuhet se synonin të siguronin burime financiare për organizatat terroriste DEASH dhe Al-Kaeda.
Në hetim u përcaktuan të dhënat e identitetit të 6 të dyshuarve, të cilët u zbulua se kishin mbledhur para për financimin e organizatave terroriste përmes platformave të mediave sociale.
Duke vepruar në lidhje me këtë, ekipet arrestuan 6 të dyshuar në operacione të njëkohshme në lagjet Arnavutköy, Sancaktepe, Sarıyer dhe Sultanbeyli.
Gjatë kontrolleve të kryera në adresat u sekuestruan një numër i madh materialesh digjitale dhe dokumente organizative.
Procedurat ndaj të dyshuarve janë duke vazhduar.