Islanda barazon me Zvicrën dhe komplikon rrugën drejt gjysmëfinales

Islanda barazon me Zvicrën dhe komplikon rrugën drejt gjysmëfinales
Switzerland vs Iceland, EHF Men's Euro 2026, Malmö, Sweden, 27.01.2026, Mandatory Credit © Anze Malovrh / kolektiff

Islanda barazoi me Zvicrën 38-38 në Kampionatin Evropian, duke bërë një hap prapa në garën për gjysmëfinale. Pas humbjes nga Kroacia dhe fitores ndaj Suedisë, islandezët nuk arritën të luajnë në nivelin e pritur. Islanda tani ka pesë pikë, ndërsa Sllovenia, Kroacia dhe Suedia kanë nga katër, por me nga një ndeshje më pak, ndaj gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit. Ndeshja ishte e barabartë dhe dramatike deri në fund. Torkelson dhe Vidarson shënuan nga tetë gola për Islandën, ndërsa Leopold realizoi shtatë për Zvicrën. Asnjëra skuadër nuk arriti të shfrytëzojë rastet vendimtare për fitore në minutat e fundit. Ndërkohë, sonte në program janë edhe ndeshjet Slloveni – Kroaci dhe Suedi – Hungari. /SHENJA/

 

MARKETING