Ishte duke lëvizur me biçikletë, qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Ishte duke lëvizur me biçikletë, qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 40-vjeçar shqiptar është qëlluar në Itali me armë zjarri në Acerra të Napolit.

Shqiptari është identifikuar si Ilir Kadiu, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur persona të panjohur e qëlluan me armë zjarri.

40-vjeçari mori një plagë në këmbë dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Emër i njohur për policinë, shqiptari ka mbërritur në klinikë pak para orës tre të mëngjesit, me plagë me armë zjarri në këmbë. Pas stabilizimit në Acerra ai u transferua në spitalin Cardarelli në Napoli, ku gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur dhe shkaqet e plagosjes.

MARKETING