Ish-zëvendëspresidenti amerikan: Putin do të sulmojë një anëtar të NATO-s pas Ukrainës

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka thënë se nuk ka “asnjë dyshim” se Rusia do të sulmojë një nga vendet anëtare të NATO-s nëse fiton në Ukrainë.
Ai paralajmëroi se një skenar i tillë do t’i detyronte SHBA-në dhe aleatët e saj evropianë të hyjnë në konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me presidentin rus Vladimir Putin.
Duke u shfaqur në një program televiziv britanik të BBC-së, Pence theksoi se roli i SHBA-së në atë rast do të ishte “mbështetja” për aleatët evropianë, të cilët pritet të marrin drejtimin në përgjigjen ndaj agresionit rus.
Ai në këtë mënyrë theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe unitetit evropian brenda aleancës.