Ish-shefi i inteligjencës izraelite: Izraeli i dërgoi mesazh Hamasit për pengjet

Ish-shefi i inteligjencës izraelite: Izraeli i dërgoi mesazh Hamasit për pengjet

Ish-kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës izraelite, Shin-Bet (Shabak), Yakov Peri tha se qeveria izraelite i dërgoi mesazh Hamasit përmes ndërmjetësve për të burgosurit izraelitë në Rripin e bllokuar të Gazës, por nuk ka ende përgjigje, raporton Anadolu.

Peri, i cili është konsulent për familjet e pengjeve izraelit në Rripin e Gazës, deklaroi për AA se Izraeli nuk komunikon drejtpërdrejt me Hamasin, por komunikon përmes ndërmjetësve.

Ai tha se Izraeli është mësuar me çështjet e pengjeve, por një situatë në të cilën 200 izraelitë janë zënë robër nuk ka ndodhur kurrë deri më tani. “Izraeli duhet të veprojë në mënyrë njerëzore dhe ta detyrojë Hamasin të veprojë njerëzisht”, tha Peri.

Duke thënë se Izraeli i dërgoi mesazh Hamasit përmes ndërmjetësve, Peri tha: “Izraeli ofroi hapjen e një korridori humanitar për të burgosurit e plagosur, të moshuar dhe të rinj. Nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Hamasi deri më tani”.

I pyetur se çfarë i ofroi Izraeli Hamasit, Peri tha: “Nëse Hamasi përgjigjet dhe vendos një çmim, ne do të negociojmë”.

Peri deklaroi se Hamasi e dinte se ata po monitoronin nga afër gjendjen shëndetësore të pengjeve izraelite dhe theksoi se Hamasi do të shqyrtonte ofertat e dhëna, por do të kërkonte një “çmim të rëndë” për t’i liruar ata.

Ai theksoi se nuk do të zhvillohet operacion tokësor para vizitës së nesërme të presidentit amerikan, Joe Biden në Izrael.

MARKETING