Ish-pehlivani nga Saraji, Refet Pajaziti, humb jetën tragjikisht në aksident trafiku

Ish-pehlivani nga Saraji, Refet Pajaziti, humb jetën tragjikisht në aksident trafiku

Ish-pehlivani nga Saraji, Refet Pajaziti, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet kompetente pritet të dalin me detaje shtesë pas përfundimit të hetimeve.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur thellë familjarët, miqtë dhe komunitetin sportiv. Pajaziti njihej si një figurë e respektuar në sportin e mundjes tradicionale dhe gëzonte vlerësim të madh në mesin e bashkëqytetarëve.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MARKETING