Ish-deputeti serb: Vuçiqi ka shkatërruar veten me aksionin tragjik në Banjskë

Ish-deputeti serb: Vuçiqi ka shkatërruar veten me aksionin tragjik në Banjskë

Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, nga partia e presidentit Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet sa më parë.

Shormaz ka deklaruar se “është e rëndësishme që të përfundohet ky proces, pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që deri në vitin 2030 të gjithë vendet e rajonit të jenë anëtare”.

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, ai ka kritikuar Vuçiqin për menaxhimin e sulmit terrorist, i cili përfundoi tragjikisht me humbjen e policit kosovar Afrim Bunjaku.
Ai gjithashtu ka theksuar se në Serbi pas sulmit menjëherë nisi një fushatë për zgjedhje, ndërsa çështja e situatës në veri është anashkaluar.

“Vuçiq ka shkatërruar vetveten me aksionin që ka përfunduar tragjikisht me katër jeta, të policit të Kosovës dhe serbëve. Është interesante se pas kësaj nis fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme, askush nuk flet për Banjskën. Ndërsa, ndodh që ndryshohen targat, serbët marrin pasaportat, marrin patentë shofer, dokumente personale, fillon të paguhet rryma. Në veri mbyllen zyrat postare të bankave, pompat e karburantit, dinari ndalohet, të gjitha këto kanë ndodhur ndërsa në Serbi askush nuk flet për këtë çështje”, ka deklaruar ai.

“Miqtë perëndimorë nuk po i ndihmojnë Serbisë që të lirohet nga Vuçiqi, ka mbetur që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe puna do të përfundojë në fund kur do të miratohet marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar Shormaz për Debat Plus.

MARKETING