Isa Mustafa i reagon kryeministrit: Kurti ka kohë që ka hyrë në fushatë zgjedhore

Isa Mustafa i reagon kryeministrit: Kurti ka kohë që ka hyrë në fushatë zgjedhore

Ish- kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, për zgjedhjet e parakohshme dhe ofertën që ua bëri partive opozitare.

Kurti tha se LVV është e gatshme për zgjedhje dhe tha meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, mund ta ndihmojnë atë.

Sipas Mustafës, Kurti ka kohë që ka hyrë në fushatë zgjedhore dhe se deklaratat e tij tani janë vetëm për të provokuar opozitën.

“Ka kohë që z. Kurti ka hyrë në fushatë zgjedhore. Deklaratat tani janë sa për ta provokuar opozitën, sepse pak është me rëndësi se a mbahen zgjedhjet këtë vit kalendarik apo në shkurt të vitit 2025, kur është fundi i mandatit”, tha Mustafa për Blic.

MARKETING