IRNA: Irani dërgon propozim për t’i dhënë fund luftës, por refuzon armëpushimin e përkohshëm

IRNA: Irani dërgon propozim për t’i dhënë fund luftës, por refuzon armëpushimin e përkohshëm

MARKETING

Irani ka dërguar një propozim që paraqet qëndrimin e tij për përfundimin e luftës, duke refuzuar një armëpushim të përkohshëm dhe duke kërkuar në vend të tij zgjidhje të përhershme, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Irani e ka përcjellë përgjigjen e tij ndaj propozimit amerikan përmes Pakistanit pas dy javësh diskutimesh në nivele të larta.

Përgjigjja, e përbërë nga dhjetë pika, refuzon idenë e një armëpushimi të përkohshëm dhe thekson nevojën për një fund të qëndrueshëm të luftës në përputhje me kushtet e Iranit.

Propozimi përfshin kërkesa si përfundimi i armiqësive në rajon, një kornizë për të siguruar kalim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, rindërtim dhe heqjen e sanksioneve.

Propozimi erdhi pas zhvillimeve të fundit në pjesët perëndimore dhe qendrore të Iranit, përfshirë një operacion të raportuar ajror të SHBA-së me helikopterë.

Nga ana e SHBA-së, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se armëpushim i propozuar 45-ditor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është “një nga shumë idetë” që aktualisht janë në diskutim.

“Presidenti nuk e ka miratuar ende. Operacioni ‘Epic Fury’ vazhdon”, ka thënë zyrtari, sipas gazetarit të Axios, Barak Ravid.

Ravid shtoi se presidenti amerikan Donald Trump pritet të japë më shumë detaje gjatë një konference për shtyp në Washington të enjten.

MARKETING