Irani sulmon tankerin amerikan të naftës në Gjirin Persik

Irani sulmon tankerin amerikan të naftës në Gjirin Persik

Garda Revolucionare e Iranit tha sot se sulmoi një anije cisternë amerikane të naftës në Gjirin Persik ndërsa përshkallëzimi ka vazhduar të rritet pas sulmit amerikano-izraelit ndaj Teheranit, transmeton Anadolu.

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Gardës tha në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA se forcat detare iraniane “shënjestruan me sukses një anije cisternë amerikane të naftës në veri të Gjirit Persik”.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme dhe nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga SHBA-ja mbi pretendimin iranian.

Që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit të shtunën, më shumë se 900 njerëz janë vrarë përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që shënjestrojnë Izraelin si dhe vendet e Gjirit që janë shtëpi e aseteve ushtarake amerikane.

MARKETING