Irani pas paralajmërimit të Trumpit: Asnjë kërcënim nuk mund të minojë civilizimin e rrënjosur thellë
MARKETING
Irani deklaroi se “asnjë kërcënim nuk mund ta minojë” “civilizimin e tij të rrënjosur thellë”, si përgjigje ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të shkatërruar një “civilizim të tërë”, transmeton Anadolu.
MARKETING
Në një deklaratë në platformën sociale amerikane X, zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, tha se siguria kombëtare mbetet prioriteti kryesor i qeverisë dhe se të gjitha çështjet po menaxhohen me kujdes.
Më parë, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social: “Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më”.
Trump kishte vendosur një afat deri të martën në orën 20:00 sipas kohës lindore amerikane dhe kërcënoi se do të shkatërronte çdo urë dhe central elektrik në Iran nëse Teherani nuk do të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe nuk do të pranojë një marrëveshje.
Përshkallëzimet rajonale kanë vazhduar që nga 28 shkurt, kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një ofensivë kundër Iranit.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë goditur Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke tronditur tregjet globale dhe trafikun ajror.

