Irani paralajmëron sërish: Do të pezullojmë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nëse…

Irani paralajmëroi sot se do të pezullojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), nëse sanksionet e Kombeve të Bashkuara rivendosen.
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit tha se bashkëpunimi “do të pezullohet në thelb”, në përgjigje të procesit 30-ditor të nisur nga Britania, Franca dhe Gjermania për rikthimin e sanksioneve ndaj Teheranit.
Tre vendet evropiane akuzojnë Iranin se nuk po respekton marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që synonte të ndalonte zhvillimin e armëve bërthamore.
Situata tensionohet ndërsa afati për rikthimin e sanksioneve po afron, dhe Irani paralajmëron se nuk do të tolerojë presionin ndërkombëtar.