Irani paralajmëron: Sapo nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt Izraelit.
Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në një deklaratë të sotme.
MARKETING
“Vala e dymbëdhjetë e Premtimit të Vërtetë3 ka filluar me lëshimin e raketave super të rënda dhe me rreze të gjatë veprimi, Sejjil-2”, thuhet në deklaratë, shkruan A2 CNN.
CNN nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, ndërkohë që në orët në vijim priten të tjera detaje mbi këto sulme.
Kujtojmë se retorika e Presidentit amerikan Donald Trump është ashpërsuar më tej ditën e sotme, teksa i ka kërkuar kupolës drejtuese të Iranit që të dorëzohen pa kushte.