Irani lëshon paralajmërim evakuimi për selinë e transmetuesit izraelit Channel 14

Irani ka lëshuar një paralajmërim evakuimi për selinë e transmetuesit izraelit Channel 14, disa ditë pasi Izraeli sulmoi ndërtesën e transmetuesit shtetëror iranian, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sipas një pamje nga ekrani i ndarë nga Press TV, paralajmërimi i destinuar për stafin e Channel 14 tha se transmetuesi ka mbështetur terrorizmin dhe konsiderohet një objekt legjitim i forcave të armatosura iraniane.
“Në ditët në vijim ky rrjet do të jetë objektiv i sulmeve me raketa iraniane. Prandaj, është e nevojshme të evakuohen ndërtesat sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos kthehen atje”, thotë paralajmërimi.
Izraeli ka synuar objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit dhe personelin me sulme ajrore që nga 13 qershori, duke tërhequr sulme hakmarrëse iraniane.
Armiqësitë filluan të premten e kaluar kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa lokacione në të gjithë Iranin, duke përfshirë objektet ushtarake dhe bërthamore, pas çka Teherani nisi sulme hakmarrëse.
Autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet iraniane me raketa.
Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave iraniane, të paktën 639 persona janë vrarë dhe më shumë se 1.300 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Iran.