Iran, të paktën 78 të vrarë dhe 329 të plagosur në sulmet izraelite në Teheran

Të paktën 78 persona u vranë dhe 329 të tjerë u plagosën në një seri sulmesh ajrore izraelite që shënjestruan kryeqytetin e Iranit, Teheranin, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Numri jozyrtar i të vdekurve nga sulmi terrorist i sotëm nga regjimi sionist në provincën e Teheranit vlerësohet në 329 të plagosur dhe 78 të martirizuar”, tha agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars.
Izraeli nisi sulm në shkallë të gjerë të premten herët me rreth 200 avionë për të synuar programin bërthamor të Iranit dhe kapacitetet e raketave me rreze të gjatë veprimi. Disa zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulme.
Irani është zotuar për “ndëshkim të rëndë” dhe ka bërë thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për veprimet e tij.