Iran, rritet në 585 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite që nga e premtja

Iran, rritet në 585 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite që nga e premtja

Mediat iraniane raportuan se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në Teheran dhe zona të tjera të banuara është rritur në 585, me të paktën 1.326 persona të plagosur që nga fillimi i sulmeve javën e kaluar, transmeton Anadolu.

MARKETING

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulme ajrore në shumë zona në të gjithë Iranin, përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse.

Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet me raketa iraniane në Izrael.

MARKETING