Iran, 281 nxënës dhe mësues janë vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit

Iran, 281 nxënës dhe mësues janë vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit

MARKETING

Të paktën 281 nxënës dhe mësues janë vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që nga muaji i kaluar, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Kreu i Qendrës së Informimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Arsimit, Hossein Sadeghi, për agjencinë shtetërore IRNA tha se shifra përfshin 222 nxënës, katër fëmijë parashkollorë, 48 mësues dhe shtatë punonjës të pensionuar të arsimit.

Ai shtoi se 185 nxënës dhe punonjës të arsimit janë plagosur gjithashtu në sulmet SHBA-Izrael.

Sadeghi theksoi se sulmet kanë dëmtuar 789 objekte administrative, kulturore dhe arsimore, përfshirë 700 shkolla, 40 ndërtesa administrative, 30 objekte sportive, pesë kampe nxënësish dhe 14 qendra kulturore dhe arsimore.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke shkaktuar mbi 1.340 viktima deri më tani, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima, dëme në infrastrukturë dhe ndërprerje në tregjet globale dhe aviacion.

MARKETING