Irak, rreth 50 persona humbën jetën nga një zjarr në një qendër tregtare

Guvernatori i qytetit irakian Kut, Muhammad Jamil Meyyahi, njoftoi se 50 persona humbën jetën në një zjarr në qendrën tregtare “Hypermarket” në qytet, transmeton Anadolu.
Duke folur për agjencinë zyrtare irakiane të lajmeve INA, Meyyahi konfirmoi se 50 persona humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në qendrën tregtare.
Duke deklaruar se do të ngrenë padi kundër pronarit të qendrës tregtare, Meyyahi tha se do të shpjegojnë shkakun e zjarrit brenda 48 orëve.
Meyyahi theksoi se ata shpallën një periudhë zie treditore në qytet.