iPhone i palosshëm i Apple po bëhet realitet
MARKETING
Pas vitesh të tëra duke pyetur nëse kjo ditë do të vinte ndonjëherë, Apple më në fund ka hyrë në tregun e telefonave të palosshëm.
MARKETING
Muajt e fundit kanë qenë plot me rrjedhje informacioni, thashetheme dhe raportime shumë emocionuese rreth asaj se si do të dalë iPhone i palosshëm , dhe tani më në fund është bërë realitet.
Sipas një raporti të ri nga brenda zinxhirit të furnizimit, iPhone i palosshëm tani ka filluar prodhimin provë.
Shumica, nëse jo të gjitha, të specifikimeve, harduerit dhe vendimeve të dizajnit janë finalizuar dhe njësitë e testimit së shpejti do të jenë në përdorim nga punonjësit e Apple.
Bëhet e ditur se progresi i fazave të prodhimit të telefonit po ecën sipas planit, që do të thotë se nuk duhet të prisni vonesa të tjera në lansimin e tij.
Raportohet se iPhone i palosshëm mund të mos lansohet së bashku me iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max këtë vit.

