iOS 17: iPhone merr një përditësim të madh sot – ja çfarë duhet të dini

iOS 17: iPhone merr një përditësim të madh sot – ja çfarë duhet të dini

Përpara lansimit të iPhone 15, një përditësim i madh i softuerit do të arrijë në pajisjet ekzistuese të Apple që nga sot.

iOS 17 sjellë veçori të reja duke përfshirë një modalitet “standby” i cili e kthen pajisjen tuaj në një ekran të mençur, miniaplikacione interaktive për ekranin kryesor dhe mundësinë që të klononi zërin tuaj nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Sky News shkruan se ka qenë duke e monitoruar përditësimin që prej kur u shfaq tek testuesit beta në fillim të kësaj vere, dhe tutje ata kanë mbledhur një listë të gjërave kryesore që duhet të dini, përcjell Telegrafi.

Por së pari, si e merrni përditësimin?

Kontrolloni nëse telefoni juaj përputhet me kërkesat

 

Apple çdo vit e largon të paktën një iPhone nga lista e saj e përditësimeve.

Këtë herë kjo është diçka simbolike, pasi jashtë listës mbetet iPhone X, i cili ishte telefoni i parë nga Apple i cili largoi butonin ikonë kur debutoi në vitin 2017.

Instalojeni përditësimin

Apple Shares Lists of All New Features in iOS 17 and macOS Sonoma - MacRumors

Nëse e keni të aktivizuar përditësimin automatik, iOS 17 do të instalohet vetë, teksa ju nuk do keni nevojë të bëni asgjë.

Megjithatë mund të marrë disa ditë kohë, dhe nëse juve nuk u pritet që ajo të instalohet automatikisht, ju mund ta bëni atë vet që nga dita e sotme.

Autokorrekti i famshëm

How to Fix Autocorrect Not Working on Your iPhone

Një nga njoftimet më të mirëpritura ishte ajo kur Apple në detajet e para të iOS 17 deklaroi se autokorrekti do të përditësohej.

Tastiera e iPhone tani do të mësojë mënyrën se si ju pëlqen të bisedoni, dhe kështu nuk do ta “përmirësojë” asnjë fjalor vulgar të cilin juve mund të ju pëlqen ta përdorni.

Modaliteti “standby”

Standby mode is designed to be used with charging stands like this one. Pic: Apple

Për të gjithë juve që flini me iPhone-in e juaj, kjo do të kthehet në diçka si një asistent qendror i shtëpisë.

Kur aktivizohet, duke e hapur telefonin tuaj gjatë karikimit dhe në modalitetin e peizazhit, ekranit do të zgjidhë miniaplikacionet si ora, kalendari, fotot, moti dhe kontrollet e luajtjes së mediave.

Miniaplikacionet interaktive

These iOS 14 apps offer home screen widgets and more - 9to5Mac

Apple u shfaq vonë në “festën” e miniaplikacioneve kur më në fund mbërritën në iPhone disa vite më parë, dhe po e ndjek sërish Android këtë herë duke i bërë ato interaktive.

Në thelb do të thotë që mund të keni versione mikro të kufizuara të aplikacioneve që mund t’i përdorni drejtpërdrejt nga ekrani kryesor pa i hapur ato – për shembull, duke shënuar detyrat e ditës nga një listë rikujtuese.

Thirrjet dhe mesazhet

Aplikacioni i telefonit do të prezantojë karta kontakti të personalizuara – të cilat do të shfaqen kur ju pranoni një thirrje – dhe mund t’i shpërndani ato me dikë duke përdorur AirDrop-in duke i afruar pajisjet me njëra-tjetrën.

Mesazhet në anën tjetër do të përshtat një veçori të regjistrimit të ngjashëm me aplikacionet si HomeSafe, kështu që ju mund t’i njoftoni miqtë dhe familjen kur jeni duke dalë dhe ku – duke u dërguar atyre një alarm kur të arrini destinacionin tuaj të planifikuar dhe duke shfaqur informacione kritike si niveli i baterisë dhe fuqia e sinjalit nëse nuk ka përgjigje.

Klonimi i zërit dhe qasshmëria

iPhone User's Guide: How To Clone Your Voice With Personal Voice In iOS 17 - YouTube

Klonimi i lartpërmendur i zërit ju lejon të krijoni një version sipas kërkesës së vetes që mund ta keni lexuar me zë të lartë çdo frazë të shtypur.

Është projektuar për njerëzit në rrezik të humbjes së aftësisë për të folur, ose ata që e kanë të vështirë, dhe kështu jeton nën cilësimet e aksesueshmërisë – së bashku me veçori të tjera të reja si personalizimi i shpejtësisë së të folurit të Siri.

Privatësia dhe siguria

Tani mund të ndani fjalëkalimet në zinxhirin e çelësit iCloud me miqtë dhe anëtarët e besuar të familjes, ndërsa shfletuesi i internetit Safari do të fshehë seancat tuaja private pas një bllokimi të njohjes së fytyrës.

Njohja me fotografi

Në një “fitore të madhe” për familjet me shumë kafshë shtëpiake, aplikacioni i fotografive tani mund të njohë dhe bëjë dallimin midis kafshëve.

Dhe nëse dikush ju dërgon një fotografi të një pjate ushqimore të bukur, mund të prekni butonin e informacionit dhe të merrni një përzgjedhje recetash në internet për pjata të ngjashme.

Shëndeti mendor

Shumica e njerëzve ka të ngjarë ta lidhin aplikacionin e shëndetit me gjurmimin e vrapimeve, notave dhe cikleve – por tani do të ofrojë një mënyrë për të gjurmuar gjendjen shpirtërore dhe për të vlerësuar shenjat e ankthit dhe depresionit.

 

 

MARKETING