Interpol shpëton 4,414 viktima nga trafikimi i qenieve njerëzore

Interpol shpëton 4,414 viktima nga trafikimi i qenieve njerëzore

Interpol ka njoftuar se një fëmijë tetëvjeçar nga Mozambiku, i rrëmbyer për heqje organesh, është ndër 4,414 persona të mbrojtur gjatë një operacioni global kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Operacioni, i quajtur “Liberterra III”, u koordinua nga Interpol dhe përfshiu mbi 14,000 policë nga 119 vende.

Në Mbretërinë e Bashkuar, autoritetet shpëtuan një shtetase rumune të trafikuar në Skoci me premtime të rreme për punësim dhe të shfrytëzuar seksualisht. Dokumentet e identifikimit iu konfiskuan pasi mbërriti në Dundee.

Në Spanjë, policia zbuloi një rrjet kriminal që përdorte sallone bukurie dhe qendra masazhi në Barcelonë dhe Marbella për trafikimin e grave për shfrytëzim seksual. 21 gra, kryesisht me origjinë nga Kolumbia, u detyruan të shlyenin borxhe prej 6,000 eurosh përmes prostitucionit.

Në Kosta Rikë, u arrestua një person i njohur si “El Gordo”, i dyshuar për shfrytëzimin e vajzave të mitura, ndërsa në Kazakistan u godit një shërbim i rremë taksish që detyronte viktimat në prostitucion përmes dhunës dhe kërcënimeve.

Gjithashtu, mbi 200 persona u shpëtuan nga trafikimi në disa vende të Afrikës Perëndimore, ku viktimat josheshiin me premtime të rreme për punë jashtë vendit.

MARKETING