Inteligjenca ukrainase: 326 mijë rusë po luftojnë në Ukrainë
Kyrylo Budanov, shefi i inteligjencës së mbrojtjes ukrainase, ka deklaruar se rreth 326 mijë trupa ruse po luftojnë në Ukrainë.
Në një intervistë për Washington Post, ai tha se rusëve u kanë mbetur vetëm 9 për qind e raketave me rreze të gjatë nga sa kishin në fillim të luftës.
Ai gjithashtu iu përgjigj pretendimeve se Rusia mund të konsideronte nisjen e një sulmi bërthamor nëse Ukraina do të çlironte Krimenë, e cila u aneksua në vitin 2014.
“Rusia është një vend nga i cili mund të presësh shumë, por jo idiotësi të plotë. Kryerja e një sulmi bërthamor do të rezultojë në jo vetëm një disfatë ushtarake për Rusinë, por në kolaps të Rusisë. Dhe ata e dinë këtë shumë mirë”, pohoi shefi i inteligjencës.
Kujtojmë se Rusia kishte filluar mobilizimin e rreth 300 mijë rezervistë në fund të vitit 2022, raporton skynews.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /