Inteligjenca amerikane: Rusia po përpiqet që Trump të fitojë në zgjedhjet presidenciale

Inteligjenca amerikane: Rusia po përpiqet që Trump të fitojë në zgjedhjet presidenciale

Inteligjenca amerikane pretendon se Rusia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në SHBA me qëllim që Donald Trump të fitojë, transmeton Anadolu.

Sipas një artikulli të “The Wall Street Journal” (WSJ), një zyrtar i paidentifikuar nga Drejtoria Kombëtare e Inteligjencës Amerikane informoi mediat mbi përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Zyrtari pohon se Rusia u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së përmes mediave sociale dhe propagandës në internet si në zgjedhjet e vitit 2016 dhe 2020, dhe bëri përpjekje intensive për të mbështetur Trumpin në zgjedhje.

Duke argumentuar se aktivitetet e Moskës të zbuluara deri më tani në këtë proces zgjedhor përfshijnë kapjen dhe rrjedhjen e emaileve të Partisë Demokratike dhe disa veprime që synuan të minojnë fushatën e kandidates demokrate, Hillary Clinton në zgjedhjet e mëparshme, zyrtari tha se përpjekja për ndërhyrje të Rusisë nuk ishte në shkallën si në vitin 2016.

Më tej zyrtari thotë se Rusia, në këtë kontekst, synon një elektorat të caktuar, inkurajon diskurset separatiste dhe përpiqet të njollosë disa politikanë. Ai pohon se edhe Irani ka shtuar përpjekjet në këtë drejtim dhe ka mbështetur fshehurazi protestat kundër luftës në Gaza në javët e fundit.

“Ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim në preferencat e garës presidenciale të Rusisë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme”, tha zyrtari. Ai pretendon se Moska preferoi që Trump të fitojë si në zgjedhjet e mëparshme.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines, në deklaratën e saj për mediat dje, pretendon se njerëzit e lidhur me qeverinë iraniane morën rolin e aktivistëve në platformat online, u përpoqën të inkurajonin protestat dhe u dhanë mbështetje financiare protestuesve.

Ajo thekson se aktivitetet e vëzhguara deri më tani nuk përfshijnë përpjekjet për të prishur procedurat zgjedhore. Zyrtarët argumentuan se përpjekjet e Moskës dhe vendeve të tjera ka të ngjarë të rriten me afrimin e datës së zgjedhjeve.

– Kina nuk u përpoq të ndërhynte

Zyrtari amerikan i inteligjencës potencon se Kina nuk po përpiqej të ndërhynte në zgjedhjet amerikane.

Zyrtari tha se Kina, e cila nuk dëshiron të marrë llojin e reagimit me të cilin u përball Rusia pas zgjedhjeve të vitit 2016, u ka përcjellë mesazhin diplomatëve të saj se ata duhet të përmbahen edhe nga diskutimi i preferencave të tyre mes kandidatëve.

MARKETING