Inovacioni që redukton turbulencat në avion

Inovacioni që redukton turbulencat në avion
Passenger plane, business trip, travel concept. Flying evening sunset

Një strategji e re kundër turbulencave në avion. Një start-up amerikane së fundmi ka ngritur një sistem inovativ që parashikon anulimin e efekteve të trubulencave ajrore, që shpesh janë përgjegjëse jo vetëm për frike, trauma, por edhe lëndime mes pasagjerëve.

Sisitemi, në momentin që avioni hyn në një zonë me stuhi, modifikon në kohë reale gjeometrinë e krahëve, për të mbajtur stabilitetin me anë të një sërë sensorësh presioni që aktivizohen.

Sipas kompanisë, teknologjia është në gjendje të reduktoje deri në 80% efektin e turbulencave dhe lëkundjeve në ajër, dhe deri më tani është vënë në provë me avionë të vegjël turistike, që janë edhe më problematike, pasi janë më të ndjeshëm ndaj korrenteve.

Turbulence Solution, kompania amerikane, bën të ditur se objektivi është të vijojnë studimin për realizimin dhe implementimin e kësaj teknologjie edhe tek avionët e mëdhenj, për të patur fluturime më të qeta e të sigurta.

MARKETING