Infermierja e FSK-së pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit në Türkiye: Ma dha forcën shikimi i vajzës dyvjeçare

Infermierja e FSK-së pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit në Türkiye: Ma dha forcën shikimi i vajzës dyvjeçare

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që ishin pjesë e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit në Türkiye, shprehen krenarë me mundësinë që patën t’u vinin në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Në një intervistë për Anadolu, infermierja e regjimentit të mjekësisë në FSK, Rrezarta Mulolli dhe komandanti i kontingjentit, Egzon Syla, të cilët shkuan në Türkiye nga 6 shkurti, thanë se janë kthyer me ndjenjë të krenarisë së madhe.

Infermierja Mulolli tha se fillimisht kur kanë shkuar në Türkiye nuk i kanë menduar në asnjë moment rreziqet me të cilat mund të hasen, ndërsa janë kthyer me një ndjenjë të krenarisë së madhe që kanë mundur të ndihmojnë, por edhe me ndjenjë të dhembshurisë shumë të madhe për viktimat dhe gjithë të lënduarit, të zhdukurit dhe shkatërrimit urban nga tërmeti.

Mulolli thotë se ekipi mjekësor i FSK-së ka ndihmuar me të lënduarit nga tërmeti, me të mbijetuarit e nxjerrë nga rrënojat, por kanë qenë edhe mbështetës për pjesëtarët e FSK-së derisa thekson se nuk beson që ndonjëherë në jetën e saj do t’i jepet rasti të ndjejë krenari më të madhe sesa momentet e shpëtimit të jetëve të njerëzve në Türkiye.

“Kur është nxjerrë sidomos vajza dyvjeçare, sepse duke marrë parasysh një krijesë aq e vogël t’i mbijetojë rrënimit të një ndërtese pesëkatëshe, mbi trupin e saj të jenë pesë kate të një ndërtese dhe të shpëtojë në atë mënyrë se si ka shpëtuar, ka qenë ndenja më e mirë edhe mënyra se si ajo na ka shikuar gjithë pjesëtarëve me radhë. Thjeshtë është ndjenjë e krenarisë, ndenjë me emocione të papërshkrueshme që nuk mund ta përshkruash me asnjë fjalë. Në ato momente jam ndier se nuk mund të ketë njeri më të fortë se unë, sepse ma ka dhënë forcën shikimi i asaj vajze dhe kam thënë se do të vazhdoj gjithsesi sa më shumë që është e mundshme”, thotë Mulolli për AA.

– “Ishte edhe kërkesa e nënës që na tha ta nxjerrim së pari vajzën”

MARKETING