India pezullon paktin e ndarjes së ujit me Pakistanin, tërheq këshilltarët e ushtrisë nga Islamabadi

India pezullon paktin e ndarjes së ujit me Pakistanin, tërheq këshilltarët e ushtrisë nga Islamabadi

India ka pezulluar traktatin 10-vjeçar të ujit me Pakistanin fqinj, një ditë pasi persona të armatosur të panjohur sulmuan turistët në Kashmirin e administruar nga India, transmeton Anadolu.

India po ashtu ka shpallur persona të padëshiruar këshilltarët ushtarak, të mbrojtjes, të marinës dhe ato ajror të Islamabadit në Komisionin e Lartë Pakistanit në New Delhi, duke u dhënë atyre një javë kohë për t’u larguar nga vendi.

India, siç njoftoi qeveria në New Delhi, gjithashtu mbylli pikën kufitare me Pakistanin në Wagah, si dhe do të kufizojë vizat për qytetarët pakistanezë.

Të paktën 26 persona u vranë pasi persona të armatosur të panjohur hapën zjarr ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India, duke e detyruar kryeministrin Narendra Modi të ndërpresë udhëtimin e tij në Arabinë Saudite.

Vendimet u morën në një takim urgjent të Komitetit të Sigurisë të Kabinetit, të kryesuar nga kryeministri Modi në New Delhi.

Sipas njoftimit, India do të tërheq këshilltarët e saj të mbrojtjes, marinës dhe ato ajror nga Komisioni i Lartë Indian në Islamabad.

Më tej, theksohet se postet në komisionet e larta përkatëse konsiderohen të pavlefshme.

– Traktati i Ujit Indus

New Delhi ka pezulluar Traktatin e Ujit Indus (IWT), një marrëveshje 64-vjeçare për ndarjen e ujit midis dy vendeve rivale.

Dy rivalët ndajnë ujin e gjashtë lumenjve nën traktatin IWT, një marrëveshje për ndarjen e ujit e ndërmjetësuar nga Banka Botërore në vitin 1960.

Sipas marrëveshjes, India merr ujërat e lumenjve Sutlej, Beas dhe Ravi, derisa Pakistani merr ujërat e lumenjve Indus, Jhelum dhe Chenab.

Pakistani akuzon Indinë për “shkelje të vazhdueshme” të traktatit duke ndërtuar diga në lumenjtë perëndimor, ndërsa India beson se Islamabadi ka më shumë ujë se New Delhi si rezultat i traktatit.

Pezullimi i traktatit, sipas disa ekspertëve, do të përkeqësojë më tej tensionet mbi këtë çështje, duke i dhënë New Delhit një avantazh për të shfrytëzuar rregullimin e ujit.

Kjo është hera e parë që nga nënshkrimi i traktatit në vitin 1960 që njëra nga palët e ka pezulluar atë në mënyrë të njëanshme.

MARKETING