India nis misionin e saj të parë drejt Diellit (VIDEO)

India nis misionin e saj të parë drejt Diellit (VIDEO)

India ka nisur misionin e saj të parë vëzhgues drejt Diellit, vetëm disa ditë pasi vendi bëri histori duke u bëri i pari që zbarkoi reverin pranë polit jugor të Hënës.

Aditya-L1 u ngrit nga baza e lansimit në Sriharikota të shtunën në orën 11:50 me kohë lokale, transmeton Telegrafi.

Roveri do të udhëtojë 1.5 milionë kilometra nga Toka – 1 për qind e distancës Tokë – Diell.

Agjencia hapësinore e Indisë thotë se do të duhen katër muaj për të udhëtuar kaq larg.

Misioni i parë i Indisë me bazë në hapësirë për të studiuar objektin më të madh të sistemit diellor mban emrin Surya – perëndia hindu e Diellit, e njohur gjithashtu si Aditya.

Dhe L1 qëndron për pikën Lagrange 1 – vendi i saktë midis Diellit dhe Tokës ku anija kozmike indiane po shkon.

Sapo Aditya-L1 të arrijë një “pikë parkimi”, do të jetë në gjendje të rrotullohet rreth Diellit me të njëjtin ritëm sikurse Toka. Kjo do të thotë gjithashtu se sateliti do të kërkojë shumë pak karburant për të funksionuar. 

MARKETING