India në negociata më SHBA-në për të blerë naftë të papërpunuar nga Venezuela, kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga nafta ruse

India në negociata më SHBA-në për të blerë naftë të papërpunuar nga Venezuela, kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga nafta ruse

Shtetet e Bashkuara po “negociojnë në mënyrë aktive” me Indinë, e cila po përpiqet të zvogëlojë varësinë e saj nga nafta ruse, për të blerë naftë të papërpunuar nga Venezuela, tha të martën i dërguari amerikan Sergio Gore.

Departamenti i Energjisë i SHBA-së është “në diskutime” me atë të Indisë “dhe kështu shpresojmë të kemi disa lajme për këtë së shpejti”, tha ai në Samitin e Inteligjencës Artificiale në New Delhi.

“E kemi parë Indinë të diversifikojë burimet e saj të furnizimit, është e angazhuar”, shtoi ai.

India blen sasi të mëdha nafte ruse dhe Uashingtoni ka frikë se këto blerje po përdoren për të financuar luftën në Ukrainë. Rafineritë indiane kanë filluar t’i zvogëlojnë këto blerje, pas marrëveshjes paraprake tregtare të njoftuar më 2 shkurt nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Venezuela ishte një nga furnizuesit kryesorë të naftës në Indi deri në sanksionet e vendosura nga SHBA-të. Pas arrestimit të ish-Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro më 3 janar, Uashingtoni ka ushtruar presion mbi Karakasin që të hapë fushat e saj të naftës për sektorin privat.

MARKETING