Indi, një avion me shumë pasagjerë rrëzohet në qytetin Ahmedabad

Raportohet se një avion pasagjerësh është rrëzuar pranë aeroportit në qytetin Ahmedabad në rajonin Gujarat të Indisë, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sipas mediave indiane, aeroplani i pasagjerëve që është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad kishte destinacion Mbretërinë e Bashkuar.
Në median indiane ndërsa shifrat ndryshojnë në lidhje me numrin e pasagjerëve në bord, ANI News pretendon se në avion ka pasur 242 pasagjerë.
Në anën tjetër ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me numrin e pasagjerëve në bord ose shkakun e rrëzimit.