Indi, 8 të vdekur dhe 15 të plagosur nga shpërthimi i një makine në kryeqytetin Nju Delhi

Indi, 8 të vdekur dhe 15 të plagosur nga shpërthimi i një makine në kryeqytetin Nju Delhi

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën rëndë nga një shpërthim në kryeqytetin indian Nju Delhi sot, raportoi media shtetërore, transmeton Anadolu.

“Tetë persona raportohet se janë kanë humbur jetën nga një shpërthim automjeti pranë Fortesës së Kuqe. Operacionet e shpëtimit janë në zhvillim”, raportoi televizioni shtetëror “Doordarshan News”, duke iu referuar një strukture historike të periudhës mogule.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:52 me kohën lokale, sipas policisë.

Pas shpërthimit, 15 persona që u plagosën rëndë u dërguan në spitalin “Lok Nayak Jaya Prakash”, shtoi policia.

Kryeministri Narendra Modi thuhet se ka vlerësuar situatën gjatë një bisede telefonike me ministrin e Brendshëm Amit Shah.

Duke cituar Departamentin e Zjarrfikësve të Delhit, media tha se pas shpërthimit, automjetet përreth gjithashtu morën flakë dhe pësuan dëme.

“Njësia e qenve, ekipi i forenzikës dhe Policia e Delhit janë të pranishme në vendngjarje ndërsa hetimet po vazhdojnë”, tha media shtetërore.

Komisari i Policisë së Delhit, Satish Golcha, u tha gazetarëve në vendin e ngjarjes se shpërthimi erdhi nga një automjet që po lëvizte ngadalë dhe ndaloi në semafor të kuq.

Banorët e zonës thanë se dëgjuan një “zhurmë të fortë” në momentin e shpërthimit.

Pas incidentit, në Delhi u shpall alarm i lartë.

Natyra e shpërthimit nuk është ende e qartë.

MARKETING