Incidenti mes avionit rus dhe atij polak, autoritetet e NATO-s rrisin gatishmërinë pranë kufirit

Incidenti mes avionit rus dhe atij polak, autoritetet e NATO-s rrisin gatishmërinë pranë kufirit

Njësitë ajrore të autoriteteve të NATO-s u vendosën në një gjendje të lartë gatishmërie pas një incidenti mes një avioni luftarak rus dhe një avioni polak në patrullë, me dy mjetet fluturuese që për pak u përplasën sipas raportimeve.

Një zyrtar i NATO-s njoftoi se autoritetet u vunë në gatishmëri më të lartë në përgjigje të sjelljes së rrezikshme të një avioni ushtarak rus në afërsi të një avioni polak Frontex mbi Detin e Zi afër Rumanisë.

Sipas tij aleanca mbetet vigjilente dhe do rrisë kujdesin në kufijtë pranë Rusisë.

MARKETING