Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues
Apple thuhet se është gati të rrisë madhësinë e ekranit të telefonit të saj në iPhone 16 Pro dhe Pro Max.
Por, me sa duket rritja e përfolur mund t’i bëjë modelet Pro paksa të mëdha për preferencat e shumicës së njerëzve.
Edhe pse, deri në momentin e prezantimit të modelit të ri të telefonit këto mbeten vetëm thashetheme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në tre fotot e postuara në rrjete sociale, vërehet dallimi në madhësi midis një iPhone 15 Pro Max dhe një iPhone 16 Pro Max.
Dhe po, një rritje e madhësisë së ekranit thuhet se do ta bëjë telefonin më të gjerë, më të trashë dhe më të gjatë.
Gjithashtu, imazhet e zbuluara tregojnë se edhe kamerat e telefonit janë më të mëdha në krahasim me iPhone 15 Pro Max.
Njësia kryesore e kamerës pritet të ketë një sensor që do ta bëjë atë një nga telefonat me kamerën më të mirë. /Telegrafi/