İbrahim Kallën u emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Türkiye-s (MIT)

İbrahim Kallën u emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Türkiye-s (MIT)

Në një deklaratë të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës Turke, thuhet që në krye të Inteligjencës Turke (MIT) është emëruar Prof. Dr. Ibrahim Kallën.

“Presidenti ynë, z. Rexhep Tajjip Erdogan, ka emëruar Ibrahim Kallën në krye të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës”, thuhet në twitterin e lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës Turke.

Profesor Kallën, studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Stambollit – drejtimi i Historisë (1992). Studimet master i ka vazhduar në Universitetin Islamik të Malajzisë, ku në vitin 1994 e përfundoi me sukses edhe ciklin e dytë-masterin. Më pas profesor Ibrahim Kallën, studimet e doktoratës i ka vazhduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë George Washington University: drejtimi shkencat humane dhe filozofi.

Kallën gjatë këtyre viteve ka qenë profesor universitar në

College of the Holy Cross, Georgetown University ve Bilkent University, ku ka ligjëruar mbi temat e mendimit islam dhe raportet mes Islamit dhe Perëndimit.

Ibrahim Kallën, në vitin 2005 themeloi think-tankun SETA: Fondacioni për studime politike, ekonomike dhe sociale në Ankara, ndërsa gjatë viteve 2005-2009, ai ka qenë në krye të saj.

Që nga viti 2018, Ibrahim Kallën ka qenë Zëdhënës i Presidencës Turke, ndërsa pas emërimit të Hakan Fidanit – ministër i Punëve të Jashtme, sot prof. dr. Ibrahim Kallën, u emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Türkiye-s(MIT).

Në jetën akademike Kallën, njihet si njëri ndër eruditët e akademisë botërore, nxënës i profesorit me renome botërore Sejjid Husein Nasr.

Disa nga librat akademike të profesor Kallënit janë të përkthyera në gjuhën shqipe, si p.sh. “Arsyeja dhe virtyti”, “Unë dhe tjetri”, “Barbarë, Modernë, të qytetëruar”, “Islami, arsyeja dhe bota moderne”, etj.

MARKETING