Gjermani, i riu nga Kosova qëllohet për vdekje nga policia, sulmoi mësuesen me thikë

Pas një sulmi me thikë, një operacion i madh policor dhe i shërbimeve të emergjencës është duke u zhvilluar aktualisht në Essen të Gjermanisë.
Sipas Bild, sulmuesi me thikë është një 17-vjeçar nga Kosova. Ai u qëllua për vdekje nga policia.
Policia fillimisht e raportoi të dyshuarin si 18 vjeç, por mosha u korrigjua më vonë.
Ai ishte student në kolegjin profesional. Dyshohet se iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë. Ai iku pas sulmit.
Pak pas orës 11:00 të mëngjesit, dëshmitarët raportuan të dyshuarin në një park rreth tre kilometra larg shkollës.
Kur një njësi e operacioneve speciale (SEK) donte ta kontrollonte atje, ai dyshohet se vrapoi drejt e drejt oficerëve me një thikë.
Policia e qëlloi më pas. Ai u plagos rëndë dhe u desh të intubohej dhe më pas u raportua i vdekur.
Ndryshe, përveç mësueses së plagosur rëndë, edhe persona të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore.
Të paktën dhjetë nxënës pësuan tronditje – ata kishin qenë dëshmitarë të incidentit.