I dërguari special i Trumpit nesër do të shkojë në Gaza për të inspektuar pikat e shpërndarjes së ushqimit

I dërguari special i Trumpit nesër do të shkojë në Gaza për të inspektuar pikat e shpërndarjes së ushqimit

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Steve Witkoff, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, nesër do të shkojë në Rripin e Gazës për të inspektuar pikat e shpërndarjes së ushqimit, transmeton Anadolu.

“Nesër, i dërguari special Witkoff dhe ambasadori Huckabee do të udhëtojnë në Gaza për të inspektuar pikat aktuale të shpërndarjes dhe për të siguruar një plan për të shpërndarë më shumë ushqim dhe për t’u takuar me banorët vendas të Gazës për të dëgjuar nga afër për këtë situatë të tmerrshme në terren”, u tha gazetarëve Karoline Leavitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Leavitt tha se Witkoff dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, sot zhvilluan një takim “shumë produktiv” me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe me zyrtarë të tjerë në Izrael.

“I dërguari special dhe ambasadori do ta informojnë presidentin menjëherë pas vizitës së tyre për të miratuar një plan përfundimtar për shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmës në rajon”, shtoi ajo.

MARKETING