I dërguari iranian në OKB: Irani do të vazhdojë vetëmbrojtjen derisa të përfundojë “agresioni” izraelit

Irani është zotuar të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje sipas Kartës së OKB-së “derisa agresioni izraelit të përfundojë plotësisht dhe pa mëdyshje”, transmeton Anadolu.
MARKETING
I dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se përgjigja e Iranit kundër Izraelit është “plotësisht” në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përfshirë ligjin humanitar.
“Irani do të vazhdojë ta ushtrojë këtë të drejtë për sa kohë që Këshilli i Sigurimit nuk arrin të përmbushë përgjegjësinë e tij kryesore sipas kartës dhe derisa agresioni izraelit të përfundojë plotësisht dhe pa mëdyshje”, tha Iravani.
Ai i kërkoi Këshillit të Sigurimit të veprojë “tani”.
“Ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar Këshillit të Sigurimit për të përcaktuar se përdorimi i paligjshëm i forcës dhe sulmet e armatosura nga Izraeli kundër Iranit janë një shkelje e paqes dhe akt agresioni”, shtoi ai.