I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin – ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin – ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Kremlini ka konfirmuar se i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff u takua me Vladimir Putinin dje vonë gjatë vizitës së tij në Moskë.

Për më tepër – zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ata ranë dakord që Putin të flasë me Trumpin, megjithëse koha ende nuk është konfirmuar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Nuk është rënë dakord ende për kohën e saktë të bisedës mes dy presidentëve”, u tha ai gazetarëve.

“Por në të njëjtën kohë, pasi Witkoff të përcjellë të gjitha informacionet e marra në Moskë te kreu i shtetit të tij, atëherë ne do të përcaktojmë kohën e bisedës”, shtoi Peskov.

Gjithashtu, ai tha se ka një “mirëkuptim” se një “bisedë midis presidentëve është e nevojshme”.

Peskov njoftoi se Putin i ka dërguar Trumpit një mesazh përmes Witkoff, për armëpushimin e propozuar.

Ai shtoi se Putin ishte “në solidaritet të përgjithshëm” me Trumpin për Ukrainën, por ka shumë punë për të bërë.

MARKETING