I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff dhe kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper, kanë vizituar Gazën, transmeton Anadolu.

E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth raportuan se vizita nga Witkoff dhe Cooper kishte për qëllim konfirmimin e përfundimit të tërheqjes së forcave izraelite në zonat e dakorduara.

Në një deklaratë, komandanti amerikan tha se ai bëri një vizitë në Gaza për “të informuar se si po ecim përpara për të krijuar një Qendër Koordinimi Civilo-Ushtarak (CMCC) të udhëhequr nga CENTCOM që do të sinkronizojë aktivitetet për të mbështetur stabilizimin pas konfliktit”.

“Kjo përpjekje e madhe do të arrihet pa ushtarë amerikanë në terren në Gaza”, tha Cooper.

MARKETING