“Hyndai” në kërkim të lokacioneve të reja për investime, realizohet takim me drejtorin e TIDZ

“Hyndai” në kërkim të lokacioneve të reja për investime, realizohet takim me drejtorin e TIDZ

Përfaqësues të kompanisë Hyundai Corporation Holdings kanë vizituar Drejtorinë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik-Industrial, ku kanë shprehur interes për investime të mundshme në Maqedoni.
Në takim morën pjesë drejtori i Drejtorisë, Goce Dimovski, përfaqësuesi i Hyundai për Evropë, Sungwu Hong, konsulli i nderit i Koresë së Jugut, Ivan Petroviq, dhe drejtori financiar i Fila Group, Dragan Ilievski.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë që ofrojnë zonat teknologjike-industriale, avantazhet që ato kanë dhe mekanizmat mbështetës që shteti u ofron investitorëve të huaj.
Përfaqësuesit e Hyundai theksuan se janë në kërkim të lokacioneve me infrastrukturë të mirë, fuqi punëtore të kualifikuar dhe kushte të favorshme për zgjerim të kapaciteteve prodhuese.
Drejtori Dimovski theksoi se Drejtoria është plotësisht e përkushtuar në krijimin e një klime më tërheqëse për investime, përmes procedurave administrative efikase, mjedisit të qëndrueshëm afarist dhe qasjes së lehtësuar në infrastrukturë moderne.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Hyundai-t, Sungwu Hong, shprehu interes të veçantë për Maqedoninë si destinacion të mundshëm për zgjerim, duke theksuar potencialin që ofron vendi në rajon.

MARKETING