Huthit në Jemen njoftojnë lëshimin e dy raketave ndaj Tel Avivit

Huthit në Jemen njoftuan se “lëshuan dy raketa ndaj objektivave të ndjeshme” në rajonin e Tel Avivit në Izrael, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree deklaroi se ata “kryen një operacion me dy raketa balistike ushtarake që shënjestruan objektiva të ndjeshëm në Jaffa (Tel Aviv)”.
Ai theksoi se një nga raketat e përdorura në sulm ishte “raketë balistike me bashkim Palestina 2” ndërsa tjetra ishte një lloj rakete balistike që ata e quajtën “Zulfiqar”.
“Operacioni ishte i suksesshëm duke goditur objektiva të ndjeshme”, tha Saree duke shtuar se “një numër i madh izraelitësh nxituan në strehimore” pas sulmit.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se raketa e lëshuar mëngjesin e sotëm nga Jemeni u parandalua në ajër.
Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen thanë se do të intensifikojnë sulmet ushtarake ndaj vendit pas vrasjes së kryeministrit Ahmed Ghalib al-Rahawi dhe disa prej ministrave të tij në sulmin që Izraeli kreu më 28 gusht ndaj kryeqytetit Sana.