Hungaria kërkon nga BE-ja të shmangë luftën tarifore

Hungaria kërkon nga BE-ja të shmangë luftën tarifore

KE i ka ofruar presidentit Donald Trump një marrëveshje për heqjen e të gjitha tarifave ndaj mallrave industriale si pjesë e negociatave tregtare. Ursula von der Leyen ka theksuar se nëse bisedimet dështojnë, BE do të vazhdojë rrugën e saj për hakmarrje.

“Jemi gati për të negociuar me SHBA-në. Në të vërtetë, ne kemi ofruar tarifa ‘zero për zero’ për mallrat industriale, siç kemi bërë me sukses me shumë partnerë të tjerë tregtarë. Europa është gjithmonë e gatshme për një marrëveshje të mirë”, tha Von der Leyen.

Sipas Von von der Leyen marrëveshja u ofrua në të kaluarën në mënyrë të përsëritur për sektorin e automobilave.

“Komisioni e zgjeroi terrenin për të gjitha mallrat industriale ditët e fundit ndërsa bisedimet u intensifikuan”, tha një zëdhënës pa dhënë më shumë detaje.

“Ne preferojmë të kemi një zgjidhje të negociuar,” shtoi Von der Leyen, duke paralajmëruar se ekzekutivi i saj do të përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion për të reaguar nëse është e nevojshme./

 

MARKETING