Hungaria duhet të paguajë 200 milionë euro për shkeljen e rregullave të Bashkimit Evropian

Hungaria duhet të paguajë 200 milionë euro për shkeljen e rregullave të Bashkimit Evropian

Hungaria është akuzuar se ka injoruar në mënyrë sistematike rregullat e BE-së për azilin.

Bëhet e ditur se Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED), ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një shumë prej 200 milionë eurosh për kufizimet e vendit për ligjin e azilit.

Për më tepër, Hungaria do të duhet të paguajë 1 milion euro për çdo ditë vonese. Siç raportohet, paratë do të zbriten automatikisht nga pjesa e ndarë e Hungarisë në buxhetin e BE-së.

“Dështimi për të përmbushur detyrimet përbën një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”, tha GJED në një deklaratë.

Mosmarrëveshja daton nga dhjetori i vitit 2020, kur gjykata vendosi fillimisht se Hungaria, nën kryeministrin Viktor Orban, kishte qasje të kufizuar në procedurat e azilit për ata që kërkonin mbrojtje ndërkombëtare në vend.

MARKETING