Humbin jetën një vajzë dhe një grua në aksidentin në rrugën Shtip – Milladinovci

Dy viktima gjatë një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën Shtip – Sveti Nikollë rreth gjysmë kilometri nga pika pagesore afër fshatit Kadrifakovë është epilogu i sotëm. Aksidenti ka ndodhur në orën 12:10 mes dy automjeteve.
Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova për MIA-n ka konfirmuar se bëhet fjalë për aksident ku në vendin e ngjarjes jetën e kanë humbur një vajzë 15-vjeçare dhe një grua 62-vjeçare. Ka persona të lënduar edhe atë me lëndime të rënda trupore, por numri i tyre ende nuk dihet, ndërsa nga ana e ekipeve të Ndihmës së shpejtë janë transportuar në Spitalin klinik të Shtipit.
Automjetet e Ndihmës së shpejtë dhe Njësisë territoriale kundër zjarreve – Shtip janë në terren, komunikacioni në autostradën në drejtim të Shtipit deri në Kadrifakovë është në ndërprerje, ndërsa policia po i orienton automjetet përgjatë rrugës së vjetër rajonale.
Për momentin po vijon hetimi nga ana e organeve hetimore.