Hulumtim: Tek bashkëshortët ka mundësi të vërehen çrregullime të ngjashme psikiatrike

Hulumtim: Tek bashkëshortët ka mundësi të vërehen çrregullime të ngjashme psikiatrike

Hulumtimet kanë treguar se tek bashkëshortët mundësitë janë të larta që të kenë të njëjtat ose gjendje të ngjashme psikiatrike, transmeton Anadolu.

Hulumtuesit nga SHBA-ja, Danimarka dhe Tajvani shqyrtuan ngjashmëritë midis çrregullimeve psikiatrike tek bashkëshortët.

Hulumtuesit studiuan më shumë se 14.8 milionë njerëz nga Tajvani, Danimarka dhe Suedia me çrregullime psikiatrike, përfshirë skizofreninë, depresionin, ankthin, çrregullimin e mungesës së vëmendjes, autizmin, çrregullimin obsesiv-kompulsiv, çrregullimin bipolar, çrregullimin e hiperaktivitetit dhe çrregullimet e përdorimit të substancave.

Nga analiza e tyre, hulumtuesit zbuluan se njerëzit me çrregullime psikiatrike kanë më shumë gjasa të martohen me dikë me të njëjtën gjendje ose të ngjashme sesa me dikë pa të.

Hulumtuesit që diagnostikuan njërin bashkëshort me një çrregullim psikiatrik, zbuluan se edhe tek bashkëshorti tjetër ka një probabilitet në masë serioze që edhe tjetri të diagnostikohej me të njëjtën ose një gjendje tjetër psikiatrike.

Ata vunë re se ky trend ka mbetur i qëndrueshëm në të gjitha kulturat dhe brezat gjatë 50 viteve të fundit.

Hulumtuesi Chun Chieh Fan tha se gjasat që bashkëshortët të kenë të njëjtën gjendje janë më të larta se gjasat që bashkëshortët të kenë gjendje të ndryshme. Ai ndau pikëpamjen se ky trend nuk mbetet i kufizuar vetëm në vendet e studiuara.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Nature Human Behavior”.

MARKETING