Hulumtim: Shumica e gjermanëve të pakënaqur me qeverinë
Një numër në rritje i qytetarëve gjermanë nuk janë të kënaqur me qeverinë e koalicionit që përbëhet nga Partia Socialdemokrate (SPD), të Gjelbërit dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP), zbuloi një sondazh i fundit, transmeton Anadolu.
Sondazhi, i kryer nga televizioni gjerman RTL më 6-7 korrik, tregoi se një shumicë dërrmuese prej 77 për qind e 1.000 pjesëmarrësve kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me punën e qeverisë.
Rezultatet tregojnë një rritje të mosmiratimit publik, pasi hulumtimi i mëparshëm i kryer në shkurt regjistroi një shkallë pakënaqësie prej 64 për qind.