Hoxha: Para 24 vitesh Prishtina – qytet fantazmë, pa UÇK-në s’do të ishim mbledhur sot

Hoxha: Para 24 vitesh Prishtina – qytet fantazmë, pa UÇK-në s’do të ishim mbledhur sot

Eliza Hoxha, një ndër organizatorët e platformës “Liria ka emër”, para mijëra të pranishmëve, ka thënë se marshi i sotëm është në mbrojtje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën, siç u shpreh ajo, as ky marsh nuk do të ishte i mundur.

Hoxha, lirinë ia ka kontribuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se “thirrja për drejtësi na bashkon të gjithëve”.

“Para 24 vitesh Prishtina ishte shndërruar në një qytet fantazmë. Por, këto sheshe u mbushën prapë. Ne u kthyem! Kjo liri do të ishte e pa mundur pa ndihmën e djemve dhe vajzave më të mira”.

“Këto javët e fundit e kam ripërjetuar vuajtjen e nënave për humbjet e tyre, prandaj liria duhet të kërkohet”.

“UÇK na bashkon të gjithëve, thirrja për drejtësi na bashkon të gjithëve”.

MARKETING