Holandë, protestë në Roterdam kundër mbështetjes logjistike të portit për NATO-n

Holandë, protestë në Roterdam kundër mbështetjes logjistike të portit për NATO-n

Në Roterdam të Holandës, aktivistë nga lëvizja “Geef Tegengas” (Rezisto) bllokuan dhe protestuan kundër mbështetjes logjistike të portit për NATO-n dhe transportit të pjesëve të F-35 nga Izraeli, raporton Anadolu.

MARKETING

Në ditën e Samitit të NATO-s protestuesit bllokuan linjën e hekurudhës që të çon në portin e qytetit dhe protestuan kundër mbështetjes logjistike të portit për NATO-n dhe transportit të pjesëve të F-35 nga Izraeli.

Protestuesit kërkuan embargo të plotë armësh dhe tregtare ndaj Izraelit dhe një fund të tregtisë me rajonet e përfshira në shkelje të të drejtave të njeriut.

Në pamje shihet ardhja e protestuesve në linjën hekurudhore, lidhjen e tyre me hekurudhën, hapjen e pankartës si dhe ndërhyrjen e policisë ndaj tyre.

MARKETING